A do të ketë zgjedhje gjatë këtij viti? Zoran Zaev u përgjigjet gazetarëve



A do të ketë zgjedhje gjatë këtij viti? Zoran Zaev u përgjigjet gazetarëve

21:30 02/01/2018

Kryeministri Zoran Zaev ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti. Ai këtë e ka theksuar në prononcimin e tij të parë për mediat në fillim të këtij viti.

Zaev premton se viti 2018 do të jetë vit i mirë, duke porositur se nuk është koha e zgjedhjeve, por për punë.

“Viti 2018 do të jetë vit i përparimit ekonomik dhe investimeve me pritje për hapjen e shumë vendeve të punës dhe rritjen e BPV, që si rezultat përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët”, theksoi

Zaev pas takimit të punës me ministrin e Financave, Tevdovski.

Ai dërgoi porosi deri te biznesmenët se Qeveria do të orientohet ndaj gjithçkaje që mund të përkrahet dhe se këtë vit në pajtim me shumicë stabile parlamentare, do të implementohen plane të rëndësishme strategjike.

“Jam i bindur se viti 2018 do të jetë kulminacion i përfundimit të krizës politike me performansa ekonomike, që do t’i ndjejnë qytetarët”

, tha Zaev.

Edhe në prononcimet e fundit të vitit të kaluar, Zaev porositi qytetarët dhe biznesmenët që të vazhdojnë me punët e tyre sepse në vitin 2018 nuk do të ketë zgjedhje. (INA)

 




Të ngjashme