Aksidentohet autobusi me pelegrinë, të paktën 12 të vdekur

Aksidentohet autobusi me pelegrinë, të paktën 12 të vdekur

09:50 12/06/2017

12 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me pelegrinë u aksidentua në rrugën ndërmjet qyteteve siberiane ruse, Irkutsk dhe Çita.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS shkruan se të paktën 30 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Aksidenti ndodhi pak para mesnatës.

Autoritetet thanë se në autobus gjendeshin 51 pelegrinë ortodoksë rusë, që kishin marrë pjesë në një ceremoni religjioze në një manastir./REL/tvklan.al



Grupi

LAJMET

Të ngjashme
Grupi