Barcelona klubi që paguan më shumë paga

Barcelona klubi që paguan më shumë paga

23:59 28/11/2017

Nuk është sekret që futbolli është sporti që prodhon më shumë para nga të gjithë. Të ardhurat e klubeve sigurisht që reflektohen edhe në pagat e kontratat e futbollistëve. Edhe pse gjithnjë është menduar se Anglia është kampionati që paguan më shumë, lista e ekipeve që shpenzojnë për paga futbollistësh kryesohet nga Barcelona. Mesatarisht katalanasit shpenzojnë 8.5 milionë dollarë në vit për paga dhe kontrata lojtarësh.

Lojtari që paguhet më shumë është pa dyshim Lionel Messi me 667 mijë dollarë në javë. Barca ndiqet nga PSG në vend të dytë dhe Real Madrid në të tretin. Manchester United dhe Manchester City janë dy klubet që mesatarisht shpenzojnë mesatarisht rreth 133 mijë dollarë në javë.

Në Premier League madje edhe lojtari më mediokër paguhet rreth 67 mijë dollarë për 7 ditë punë. Ekipet nga ky kampionat madje zënë pjesën më të madhe të vendeve në listën e 10 klubeve që shpenzojnë më shumë. Kjo renditje vjen pas nje studimi të bërë nga Sportingintelligence, një kompani britanike e specializuar për analiza sportive që funksionon që prej vitit të largët 1888.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi