Borxhi publik arrin në 1 trilionë lekë



Borxhi publik arrin në 1 trilionë lekë

14:57 30/04/2015 moneyBorxhi publik i Shqipërisë kapi për herë të parë nivelin e 1 trilionë lekëve. Ekspertë të ekonomisë thonë se ky nivel është pasojë e rritjes së dobët ekonomike dhe mungesës së të ardhurave.

Ekspertët i sugjerojnë ekonomisë të ndjekë politika të caktuara në uljen e borxhit. Në të kundërt paralajmërojnë se kërcënimi për ekonominë do të rritet.

Borxhi ka prekur nivelin e 72 përqindëve. Qeveria Shqiptare, sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, synon që ta ulë në 65.5 përqind në vitin 2017.

Tv Klan


Të ngjashme