Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

13:10 11/05/2017

Kosovë, 11 Maj 2017 – Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 Qershor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, që citojnë burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi u mor pas takimit konsultativ që Presidenti Hashim Thaçi zhvilloi mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës.

Mësohet se 11 Qershori mori dakordësinë e mbi 20 përfaqësuesve politikë. Në takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e LDK-së./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT