Çdo ditë në urgjencë të prekur nga virozat, por s’ka fruth

Çdo ditë në urgjencë të prekur nga virozat, por s’ka fruth

18:21 20/01/2018

Në Lezhë shumë banorë janë prekur nga virozat e stinës, por sipas mjekëve nuk ka epidemi. Sikurse nuk raste të shtruar me Fruth.

Javën e fundit në Lezhë janë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.

Çdo ditë në urgjencën e pediatrisë së këtij spitali trajtohen deri në 50 fëmijë, por nuk mungojnë edhe rastet e komplikuara.

Mjeku pediatër Mark Marku thotë se po ndjekin nga afër edhe problematikën e dalë së fundmi me përhapjen e sëmundjes së fruthit, që fatmirësisht në Lezhë mbetet në shifrat 0.

Marku apelon që kjo të mos mjaftojë për të besuar se kjo sëmundje quhet e kaluar ndaj edhe duhet bërë vaksinimi i fëmijëve që ende se kanë marrë këtë vaksinë. Ai ka siguruar se nuk ka asnjë efekt dytësor siç pretendohet se mund të prodhojë sëmundjen e autizmit.

Pavarësisht fluksit në rritje, pavioni i pediatrisë në spitalin e Lezhës nuk ka arritur kapacitetin maksimal. Vetëm pak muaj më parë ishte bërë ndërhyrje për shtimin e kapacitetit të këtij pavioni./abcnews.al

 

Të ngjashme
UKT