Gjebrea pranon sfidën e “kovës me akull”

Gjebrea pranon sfidën e “kovës me akull”

11:46 23/08/2014 Ardit GjebreaPrezantuesi i njohur i “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea i është përgjigjur sfidës së ALS IceBucketChallenge, i përzgjedhur nga Monika Kryemadhi, Ledri Vula dhe Ervin Skela, por me donacion.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Arditi sqaron se duke qenë jashtë vendit dhe në pamundësi kushtesh për hedhje uji me akull, ka respektuar menjëherë sfidën kryesore, atë të donacionit.

E siç është rregulli i ALS IceBucketChallenge, Arditi ka ftuar Anna Oxën, Bamir Topin e Afërdita Saracini Kelmendin t’i bashkohen kësaj kauze.

M. Sejdini




Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi