Kaliforni, rikthehen vatrat e zjarrit



Kaliforni, rikthehen vatrat e zjarrit

10:17 28/07/2014 KaliforniZjarrëfikësit në Kaliforni po luftojnë për vënien në kontroll të 2 vatrave të mëdha në Sakramento dhe në Parkun Kombëtar të Josemitës.

Mediat amerikane raportojnë se një i ri te të 20-ata ka mbetur viktimë e flakëve.

Vatra e parë në Sakramento ka një sipërfaqe prej më shumë se 16 kilometrash katrorë dhe ka shkaktuar dëmet më të mëdha, përfshi djegien e 10 banesave dhe evakuimin e detyrueshëm të qindra të tjerave.

Vatra në Parkun e Josemitës është të paktën 2 kilometra katrorë.

Më shumë se 1500 zjarrëfikës janë angazhuar në përballimin e situatës të ndihmuar edhe nga avionë e helikopterë.

Prej nisjes së vitit rreth 1400 zjarre kanë përfshirë Kaliforninë për shkak të thatësirës së zgjatur, 2 herë më shumë se një vit më parë.

Tv Klan






Të ngjashme