Makina përplas për vdekje një person

Makina përplas për vdekje një person

14:50 23/10/2017

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë – Rraboshtë, rrugë urbane dytësore.

Viktima është një 58 – vjeçar me iniciale Z.GJ. Ai u përplas për vdekje nga një automjet me targa AA 403 PU, me drejtues 23 – vjeçarin E.L.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT