Ngacmimi seksual tek femijët, preket 11 % e grupmoshës nën 14 vjeç

Ngacmimi seksual tek femijët, preket 11 % e grupmoshës nën 14 vjeç

14:31 06/03/2015 Child-silence11% e fëmijëve deri në moshën 14 vjec, në Shqipëri, ngacmohen seksualisht nga persona të rritur, ndërsa 5% e tyre janë viktima të dhunës seksuale. Këto shifra tronditëse janë pjesë një studimi të kryer nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Gjatë një tryeze ku u prezantuan gjetjet e fundit rreth dhunës seksuale ndaj miturve, drejtues të kësaj qendre ngritën shqetësimin se vendi ynë është ende i papërgatitur për të mbrojtur fëmijët nga kjo formë dhune.

Të dhënat tregojnë se 1 në 10 fëmijë është i kërcënuar nga krimet seksuale. Për vitin 2014, Policia e Shtetit ka regjistruar 97 ankesa për krime seksuale, ku 46 e të dëmtuarve janë fëmijë të moshës nën 14 vjeç. Sipas këtij raporti, rastet e denoncuar kanë ardhur në rritje.

Problematik është fakti i mos dënimit të personave që kryejnë vepra të turpshme ndaj të miturëve. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri thotë se në 2013, sistemi i drejtësisë nuk dënoi asnjë person për krime seksuale ndaj të miturve, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, në të njëtën periudhë janë zbuluar 89 krime seksuale ndaj fëmijëve.

Tv Klan



Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi