Nishani, vizitë zyrtare në Kalabri, dekoron disa personalitete

Nishani, vizitë zyrtare në Kalabri, dekoron disa personalitete

15:29 08/04/2015 nishaniMe ftesë të komunitetit arberësh në jug të Italisë Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vizituar disa komuna në rajonin e Kalabrisë ku jeton popullësi me origjinë shqiptare.

Në të gjitha takimet e tij, kreu i shtetit është pritur nga autoritete të qeverisjes lokale si dhe banorë të shumtë me të cilët ka ndalur të bisedojë jo në pak raste.

Ndalesa e parë e Presidentit Nishani ishte në komunën Lungro, provincë e Kosencës ku u prit nga Peshkopi Donato Oliverio, si dhe autoritetet qendrore e vendore të Prefekturës së Kozencës.

Në fjalën e rastit Nishani vlerësoi kontributin e dhënë nga arbëreshët në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Ai e konsideroi këtë komunitet si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti ka vlerësuar me një dekoratë artisten Anna Stratigo, për ruajtjen nëpërmjet muzikës të kulturës arbëreshe.

Në komunën Frascineto, Presidenti është pritur nga autoritetet vendore dhe nga qytetarë të shumtë. Vizita e tij është shoqëruar nga grupe të ndryshme artistike.

Nishani theksoi se në këtë kohë, nuk ka pengesa përforcimin e lidhjeve mes shqipërisë dhe arbereshëve.

Presidenti Nishani ka dekoruar disa personalitete arbëreshë, Lucia Martino, Demetrio Emanuele dhe Emanuele Giordano pas vdekjes, për kontributin e tyre.

Atmosfera festive vijoi edhe në qendrat e Civita dhe Spezzano Albanese, ku u shpalosën këngët, vallet e kostumet shumëngjyrëshe arbëreshe, dhe ku kreu i shtetit kërkoi nga të pranishmit të ruajnë e trashëgojnë këto vlera për brezat që vijnë.

Dita e parë e vizitës së Presidentit Nishani në Kalabri u mbyll me një vizitë në kishën e Spezzano Albanese.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT