Nishanit i refuzohet qëndrimi në rezidencat e Dhërmiut e Vlorës



Nishanit i refuzohet qëndrimi në rezidencat e Dhërmiut e Vlorës

14:57 26/07/2015 Nishani me pushime

Ka preferuar bregdetin e Shëngjinit, kreu i shtetit, Bujar Nishani për të kaluar ca ditë pushime. Në një hotel të vogël familjar pranë zonës së niohur si Rana e Hedhun, shumë plazhistë vendas dhe të huaj këto ditë kanë parë të pushojë pranë tyre, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me bashkoshorten Odeta Nishani.

Tepër sportive, ndryshe nga ç’ishin mësuar ta shihnin në aktivitetet zyrtare, Presidenti Nishani nuk ka refuzuar edhe foto e takime me shumë pushues. Edhe pse Shengjini, dhe hoteli modest tek Rana e Hedhun, ishte zgjedhje e vetë Presidentit të Republikës dhe zonjës së tij, mësohet se nga drejtoria e shërbimeve qeveritare kreut të shtetit i është refuzuar mundësia për të qëndruar ne rezidencat qeveritare.

Me një shkresë zyrtare kjo drejtori, i është drejtuar kabinetit të Presidentit të Republikës se as në rezidencën qeveritare të Vlorës dhe as në atë të Dhërmiut, Presidenti i Republikës nuk mund të shkojë, pasi këto dy rezidenca janë pronotuar për gjithë sezonin veror nga Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit  Meta. Vendimi absurd, që anash kalon kreun e shtetit edhe nga e drejta për të qëndruar në rezidencat shtetërore, një detyrim ky edhe për shkaqe sigurie, bëhet për herë të parë këtë sezon veror. Pasi çdo President i mëparshëm, ka patur mundësinë e përzgjedhjes i pari të kohës së qëndrimit në rezidencat qeveritare, pastaj krerët e tjerë të shtetit.

Vetë Presidenti Nishani nuk ka dashur ta komentojë këtë vendim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare që ndalon vetë kreun e shtetit të qëndrojë në rezidencat shtetërore, por po e ndan kohën mes zyrës dhe plazhit në hotelin familjar në zonën shumë të bukur dhe të mbushur me turistë të Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Tv Klan



Të ngjashme