Opinion – Kush janë trafikantët shqiptarë të drogës


Opinion – Kush janë trafikantët shqiptarë të drogës

Autori: Blendi Fevziu

22:00 21/09/2020

Gazetari investigativ: Përse bosët e kokainës jetojnë në Dubai dhe largohen nga Shqipëria

Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka diskutuar mbrëmjen e sotme për grupin e kokainës të drejtuar nga shqiptarët që u shkatërrua javën e kaluar gjatë operacionit “Los Blancos”. Në Dubai u arrestua Eldi Dizdari, një nga personazhet më të përfolur. Dizdari do të ekstradohet në Itali për llogari të Italisë.

Por përse personat e përfshirë në trafikun e kokainës qëndrojnë në Dubai?

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se në Emiratet e Bashkuara qëndrojnë bosët e krimit për të mos qenë nën vëmendjen e autoriteteve europiane.

“Jetojnë bosët kryesorë të trafikut të kokainës. Bosët e mëdha janë zhvendosur në Dubai me idenë që aty të investojnë paratë. Dhe së dyti, për të qëndruar larg syrit të autoriteteve europiane. Ata i janë larguar Shqipërisë vetëm për të mos patur konflikt me grupet rivale. Nuk është problem autoritetesh. Ata janë aq të aftë sa të korruptojnë”, tha gazetari Hoxha. 

Gazetarja zbulon detajet: Janë 1600 shqiptarë që jetojnë në Ekuador, shumica merren me trafiqe

Gazetarja Fationa Mejdini e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për grupin e trafikantëve të kokainës që u goditën në kuadër të operacionit “Los Blankos”. Mjedini u shpreh se në Ekuador janë më shumë se 1600 shqiptarë që jetojnë në Ekuador, sipas të dhënave zyrtare.

Janë 1600 shqiptarë në Ekuador. Sipas agjencisë së narkotike në Eukador një pjesë e madhe e shqiptarëve që jetojnë aty merren me trafikun e drogës. Ekudori nuk pordhon kokainë, por është një treg për shpërndarjen e drogës”, u shpreh ajo.

Më tej Mejdini tha se detajet për shqiptarët në Ekuador ia ka dhënë një kolege që punon në këtë vend. “Unë punoj për një organizatë ndërkombëtare dhe kemi bërë një raport për shqitarët nëpër botë. Ne kemi pasur konsulencë në Ekuador dhe një gazetare investigative aty që na ka dhënë detajet”, shtoi ajo.

Sipas saj shumë shqiptarë mbajnë pasaporta të huaja. “Po të shikoni dhe raportin e Europol, nuk thonë shqiptarë por shqipfolës pasi shumë janë me pasaporta të tjera. Shumë shqiptarë ikin në Eukuador jo me pasaportë shqiptare, por dhe me pasaporta të tjera”, u shpreh Mejdini.

Artan Hoxha: “Los Blancos” nuk ishte kartel droge

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për goditjen e grupit shqiptar “Los Blancos”.

Hoxha u shpreh se grupi i trafikantëve të kokainës nuk mund të quhet kartel droge, por një bandë. Ai tha se karteli është një bashkim bandash e grupesh kriminale që vendosin dhe çmimin e drogës.

Zanafilla vjen nga Firence. Mediat italiane dhe autoritetet italiane kanë specifkuar se kanë shkatërruar kartelin. Nuk është një kartel por është një degëzim. Ky grup e merrte drgoën në Ekudor.

Rastet që përfshihen në Ekuador që kemi ngjarjen e janarit të Jan Prengës, kemi rastin në Hambur të Gjermanisë. Debati është a kemi të bëjmë me një kartel apo jo? Në koncept karteli është një seri grupesh që vendosin një çmim fiks, nuk lejojnë askënd që të futet mes tyre dhe përdorin resurset e tyre”, u shpreh gazetari.

Mejdini: Sot gjykata në Ekuador ka dënuar Gramoz Rexhepin me 5 vite të tjera

Gazetarja Fatjona Mejdini ka thënë sot në  studion e emisionit “Opionion” në Tv Klan se Gramoz Rexhepi është dënuar dhe me 5 vite të tjera në Ekuador.

Ajo tha se vendimi është marrë sot dhe pritet që pas mbarimit të dënimit të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi është bërë një kërkesë zyrtare, por she vetë Rexhepi preferon që të vijë në vendin e tij.

Sot ka dalë një lajm për Gramoz Rexhepit. Në deklaratën e Interpol nuk ishte specifikuar se kush ishte 40-vjeçari në Ekuador. Ai tani do të duhet që të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në burg.

Tashmë është një bashkim kërkesash për ekstradimin e tij, pasi e kërkon dhe Shqipëria dhe Itali. Deri tani mësohet se Shqipëria mund të jetë vendi që mund të marrë Rexhepin, pasi është marrë vendimi nga Gjykata”, u shpreh Mjedini.

Deklarata shokuese e gazetarit: Një person nga Lushnja ka para cash sa gjithë grupet kriminale

Gazetari Flamur Fezaj, duke folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan nga Bostoni i SHBA, ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës, pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Sipas tij, këto para pastrohen në fusha si ndërtimi, investime dhe aktivitete të tjera.

Duke folur për Eldi Dizdarin të arrestuar në Dubai për llogari të Italisë si pjesë e një grupi shqiptar të kokainës, gazetari Vezaj deklaroi se Dizdari ka disa biznese në Shqipëri që nuk figurojnë në emër të tij.

“Në Shqipëri këto personazhe janë të lidhur me ndërtues, të cilët bëjnë ndërtime në fushën e aviacionit, kanë kompani betoni. Eldi Dizdari në mënyrë indirekte ka dy karburante në Rrugën e Kombit dhe shumë biznese të tjera, ka qenë ortak i lidhur edhe me lojërat e fatit. Kështu që pasuria e tyre është marramendëse”.

Flamur Vezaj ka bërë edhe një deklaratë shokuese, ku u shpreh se një person nga Lushnja, i përfshirë në aktivitete kriminal, ka para cash më shumë se të gjitha grupet kriminale në Shqipëri. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë Euro cash.

Ortaku i Eldi Dizdarit, që është një personazh nga Lushnja, është personazhi që ka më shumë lekë cash se të gjithë grupet kriminale që funksionojnë në Shqipëri. Unë dyshoj që është mbi 150 milionë Euro cash. Edhe rasti i Toyota Yarisit që ka ardhur në Shqipëri dyshohet se është e këtij personi nga Lushnja. Por që personat që janë arrestuar thjesht kanë qenë vetëm ata që kryenin transportin kundrejt përqindjeve të caktuara.

Të gjithë funksionojnë nëpërmjet agjencive dhe paratë cash që i disponojnë në vende të ndryshme të BE-së këta i lënë garant në një agjenci konkrete dhe në agjencinë tjetër, në vendin kundrejt përqindjes së caktuar, tërhiqen shumat e parave për t’u mos gjurmuar.  

Në Fushën e Aviacionit ke një kompleks banimi që po bëhet, buzë Lanës ke një pallat 8 katësh që po bëhet, në Himarë ke një hotel që po ndërtohet, në Dhërmi po ashtu. Janë paratë e të gjithë personave të lidhur me këto grupe kriminale, ku ka të bëjë Eldi Dizdari. Në hoteleri është investuar në Shqipëri, në lojëra fati. Shpresoj që në qoftë se autoritetet italiane mund të sjellin të dhënat e dosjes në Shqipëri, apo edhe komunikimet të cilat ndoshta janë interferuar, mund të nxjerrin perla të komunikimit me personazhe të njohura të Shqipërisë, qoftë zyrtarë të institucioneve, qoftë edhe biznesmenë të ndryshëm që kanë investuar në ndërtim në Tiranë”.

Armando Duka: Bojkoti ishte mjeti i fundit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë sot i ftuar në emision “Opinion” në Tv Klan. Duka ka folur për protestën e Ligës Profesioniste duke thënë se “ky është një zhvillim në vijim”.

Më tej kreu i FSHF tha se bojkoti është mjeti i fundit për t’i treguar qeverisë se ka bërë disa premtime që duhet t’i mbajë.

Bojkoti ka qenë mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë për të mbajtur premtiet e dhëna dhe të krijohet një shtrat për të mbajtur në këmbë futbollin. Ne nuk pretendojmë që qeveria të mbajë 12 premtimet e dhëna, por vetëm 4 prej tyre”, tha ai.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit kërkesat nuk janë luks, por bëjnë të mudur vijimin e futbollit. “Ne kërkojmë që futbolli të bëhet i mundur të luhet dhe jo si luks”, shtoi Duka.

Kreu i FSHF: Olsi Rama sigurohet me një rrogë 5 milionë Lekë

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për protestën e Ligës Profesioniste. Në një lidhje direkte me “Opinion”, Duka tha se rrogat e futbollistëve “mund të varjojnë nga 200 euro në 6 apo 7 mijë Euro”.

Për sa i përket deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili ka thënë se futbollistët nuk deklarohen me pagat reale, Duka iu përgjigj me një shembull.

Kjo është si të flasësh në studio televizive pa aasnjë argument. Por unë i them kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar me një rrogë 5 milionë Lekë. Por ka dhe disa klube që deklarojnë më pak rroga nga sa i kanë realisht”, tha ai.

Më tej kreu i FSHF-së po ashtu tha se ka folur disa herë me Ramën, dhe tha se Kryeministri ka qenë optimist për plotësimin e kërkesave. “Kam folur më shumë se njëherë, ka qenë optimist që këto do të ndryshime do të bëhen”, tha ai. /tvklan.al  



Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 21/09/2020