Opinion-Si ka ndryshuar pamja e jashtme e shqiptarëve!



Opinion-Si ka ndryshuar pamja e jashtme e shqiptarëve!

22:00 29/09/2020

Fotoja e rrallë e Fevziut kur ishte i ri: Ç’lidhje kisha unë me Armanin

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar këtë të martë një foto të rrallë të tij jashtë vendit, teksa në studio po diskutohej për stilin e veshjeve të shqiptarëve ndër vite.

Ai tregoi se kostumi që kishte veshur atë kohë ka qenë disa numra më i madh se masa e tij.

Mirëpo kjo gjë ka hyrë në modë ditët e sotme dhe këtë fakt e solli për publikun stilisti Ardi Asllani. Sipas tij, Armani ka propozuar që kostumet të kenë të njëjtin stil veshje si në foton e Fevziut.

Por kjo solli reagimin e gazetarit, i cili me humor tha se nuk kishte asnjë lidhje me Armanin.

Blendi Fevziu: Këtu jam unë. Shih me pantallonat. Kostumi 3 numra më i madh, pantallonat 4 numra më të mëdha.

Ardi Asllani: Në momentin që flasim Armani ka propozuar pikërisht këtë lloj…

Blendi Fevziu: Ç’lidhje kisha me Armanin, ku e dija unë. Ai kostumi aty e kam blerë në Rumani 16 Dollarë. Ç’lidhje kishte me Armanin.

Ardi Asllani: Në momentin që flasim Armani ka propozuar të njëjtin stil veshje.

Blendi Fevziu: Ishalla nuk bëhet prapë kështu. /tvklan.al




Të ngjashme