OPINION – MONIKA KRYEMADHI, Ç’PO NDODH ME LSI-në?

OPINION – MONIKA KRYEMADHI, Ç’PO NDODH ME LSI-në?

01:24 23/03/2018

Të ftuar:

Monika Kryemadhi – Kryetare e LSI-së

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Ervis Iljazaj – Drejtor “Mapo”

Juli Xhokaxhi – Gazetare “ABC NEWS”

Artan Hoxha – President “Tirana Business Univetsity”

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.

Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

Më tej, kreu i LSI-së, foli edhe për aktin e saj rebelues ndaj kryeministrin në Kuvendin e Shqipërisë, hedhja e çizmes drejt Edi Ramës.

Ajo u shpreh se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se opozita shqiptare po i hap rrugën kryeministrit të vendit hapjen e negociatave.

Kryemadhi deklaroi në studion në emisionit ‘Opinion’ se kjo është një strategji e opozitës që të lehtësohet rruga e hapjes së negociatave për vendin.

Ajo tregoi se opozita shqiptare nuk kërkon të tentojë asnjë konflikt politik deri në ditën kur të hapen negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

 

Ndërkaq, kreu i LSI-së theksoi se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

Më tej, kreu i LSI-së, foli edhe për aktin e saj rebelues ndaj kryeministrin në Kuvendin e Shqipërisë, hedhja e çizmes drejt Edi Ramës.

Ajo u shpreh se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur të enjten në darkë se kryeministri i vendit përgjon shumë aktorë kyç të skenës politike, mes të cilëve edhe presidentin, Ilir Meta.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën dhe madje ende vazhdojnë t’a bëjnë një gjë të tillë edhe pse është kreu i shtetit shqiptar.

Ajo tha se një fakt i tillë nuk i bën përshtypje, duke deklaruar se pjesë e përgjimeve të tyre ishte bërë edhe vetë.

Ai më përgjon edhe mua, ku hyra dhe ku dola, kë takova dhe kë s’takova. Por kjo nuk më bën problem fare. Ai Ilir Metën e përgjon si bashkëshortin tim

”, – tregoi Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ka deputet brenda Partisë Socialiste që duan të rrëzojnë Edi Ramën.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se deputetët e PS janë të gatshëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nëse ai merr guximin për të ardhur në Kuvend dhe të kërkojë mocion besimi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, ka deklaruar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Shpëtim Gjika është burgosur për pasojë të një konflikti mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.

Kryemadhi theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Gjiknuri ka menduar se kjo shumë parash nuk ka pse të shkojë tek Taulant Balla, por tek ai.

Ajo u shpreh se Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, në kohën kur fondi i tenderit është dhënë në 2011, në atë periudhë ai ishte i papunë, edhe pse rruga nuk është marrë në dorëzim as sot.

Sipas saj, shuma e 8 milion lekëve, është marrë për amortizimin e rrugës.

Nuk kam qenë unë ajo që e kam emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Rrugëve dhe nuk kam qenë unë ajo që kam emëruar ministrin Haxhinasto. Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, kur fondi i tenderit është në 2011, kur ai nuk ishte askushi, ishte i papunë, sot e ksaj dite rruga nuk është marrë në dorëzim. Këto 8 milion lekë të reja, që të merreshin masat që rruga të mos amortizohej. Cështja e rrugës së Gjinarit ka shërbyer si një gjobë për ti dhënë tëndërat disa firmave të tjera në elbasan. Prokurorja është një vajzë e re e cila ka shantazhuar ish-drejtorin e LSI-së

,- tha Kryemadhi, kryetare e LSI-së.

********************************

22 MARS 1992!

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT