Plani i Perez për realin “galaktik”

Plani i Perez për realin “galaktik”

00:30 18/01/2018

Veç rezultateve, Real Madrid nuk po kënaq tifozët as me lojë të mirë. Kjo ka bërë që Florentino Perez të mendojë për një revolucion në ekip.

Presidenti i Real po kërkon ta riktheje edhe një herë skuadrën të mbushur me futbollistë galaktikë. I pari në listë është Neymar. Edhe pse është futbollisti më i shtrenjtë në botë madrilenët janë të përgatitur që të bëjnë çmenduri për të.

Eden Hazard, është futbollist që kërkohet më së shumti nga traineri Zidane. Sipas tij ai plotëson të gjitha kriteret për të qenë galaktik. Robert Lewandoëski është pjesë e planit. Me praninë e sulmuesit të Bayern Munich real do të bëhej sigurisht një nga skuadrat më të rrezikshme në La Liga dhe në kompeticionet europiane.

Për të gjithë këta lojtarë, kalimi tek Reral Madrid përbën një objektiv maksimal si nga ana ekonomike ashtu edhe profesionale. Sinjale janë dërguar edhe nga Harry Kane i Tottenham dhe Mauro Icardi të Inter. Këta të fundit shihen si plani B për ta rikthyer realin edhe një herë skuadër galaktike.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT