Presidenti Meta, pritje në Pallatin e Brigadave

Presidenti Meta, pritje në Pallatin e Brigadave

21:48 28/11/2017

Festat për 105 vjetorin e Pavarësisë mbyllen në Pallatin e Brigadave.

Si çdo vit, Presidenti i Republikës organizon një pritje. Mesazhi që u dha nga kreu i shtetit ishte bashkimi i shqiptarëve.

“Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali, së bashku me mbështetësit e tyre, janë faktuesit më të rëndësishëm të unitetit politik mbarëshqiptar. Fitoret e arritura nën udhëheqjen e këtyre prijësve të ndritur shqiptarë, kanë lënë pas mësimin historik në kohët tona se pa unitet dhe gjithëpërfshierje mbarëshqiptare nuk mund të projektohen qëllime madhore detare dhe nuk mund të përballen sfida në çdo kohë dhe të çdo natyre”.

Për Presidentin e Republikës kjo është një ditë për të përkujtuar edhe çlirimin e vendit. Një arsye më shumë për të synuar që vitin e ardhshëm Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, tha kreu i shtetit.

“Këto momente kulmore të historisë së lavdishme të popullit tonë, na shërbejnë për reflektime të mëdha të energjive mbarëkombëtare, për ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë, për kosolidimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe anëtarësimin në BE. Ne besojmë dhe do të punojmë që viti 2018, të kurorëzojë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për antarësim në BE, si dhe njëkohësisht të garantojë të drejtën legjitimetë qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen, si të gjithë qyetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, kryetari i Kuvendit dhe përfaqësues të institucione shtetërore dhe të trupit diplomatik.

/abcnews.al

Të ngjashme
UKT