SERIALET NE TV KLAN

Osmani (Ertugrul)

Suksesi vazhdon… Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit? Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Seriali më i shumëpritur, Osmani, produksioni më i madh me seritë e reja në televizionin më të madh shqiptar. Osmani, nga saga e Ertugrul, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E hënë - e mërkurë ora 21:00

Sulejmani i Madhërishëm

Seriali historik që ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, një fenomen televiziv, i shfaqur në më shumë se 75 shtete. Seriali flet për 46 vitet e sundimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si ligjëvënësi. Dashuria e madhe për sulltaneshë Hyrremin, skllavja nga Ukraina që i fitoi atij zemrën dhe ndryshoi rregullat e haremit. Bëhet fjalë për Sulltanatin më të rëndësishëm në shekullin madhështor të sulltanit të 10, Sulejmanit, më jetëgjati në fron i Perandorisë Osmane. Premierë si asnjëherë më parë në ekranin e Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Stuhi Dashurie

A mundet dashuria e vërtetë të godasë dy herë? Nga regjisori fitues i çmimit Emmy vjen një tjetër serial dramatik, Firuze dhe Ajaz janë të dashuruar që të vegjël. Fati i bashkoi ata dhe sërish Fati është ai që do t’i ndajë. Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapım” me një kast të shkëlqyer aktorësh dhe shumë të njohur si Alperen Duymaz, Ayça Aysin Turan, Hazal Filiz Küçükköse, Caner Cindoruk dhe Zerrin Tekindor. “Stuhi Dashurie” do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10, duke filluar nga data 12 Shtator, premierë ekskluzive në Tv Klan!

  • E shtunë - e diel ora 20:10

Lule të vetmuara

Ejlyl një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Duke mos e besuar nëna e braktis duke e dërguar në jetimore. Ejlyl tashmë e vetmuar njihet aty me vajza të tjera jetime, ku secila prej tyre ka një histori të dhimbshme. Një dramë familjare dhe njerëzore, një histori mbijetese e disa vajzave të reja në një botë të madhe, ku ato janë “Lule te vetmuara”.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • Sezoni i ri së shpejti

Kryeqyteti Abdulhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E enjte - e shtunë ora 21:00

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e premte ora 16:35

Dyshja Fantastike

Njëri është më i miri në anën aziatike, tjetri është shumë i famshëm në anën evropiane. Nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, por duhet të formojnë sëbashku një skuadër kundër një bande ndërkombëtare droge.

  • Çdo ditë ora 20:10

Diamante dhe dashuri

Një serial turk dramatik, prodhim i vitit 2014 dhe që vazhdon në 2015 në HD. Është seriali nr.1 në shikueshmëri aktualisht në Turqi. Një fenomen televiziv me shifra rekord audience! Një nga serialet më të kërkuar të momentit, i cili është blerë dhe do të nisë transmetimin në Ballkan, Europë dhe Lindjen e Mesme! Nga producentët dhe kompania prodhuese e Ezel, Kuzey Guney, Dashuri e Ndaluar, Fundi, vjen një tjetër sukses ndërkombëtar! Me aktorët më të famshëm turq dhe fitues i disa çmimeve si seriali më i mirë i vitit! Një polic i ri... Vajza e një miliarderi... Dy kufoma të vdekura... Omer, një polic i ri dhe Elif, vajza e një familje me emër në qytet, përballen me një ngjarje tragjike. Dy kufoma të qëlluara në kokë gjenden në të njëjtën makinë. Njëra nga kufomat, është e fejuara e Omerit. Ai përpiqet të zbulojë se si ka mundesi që ajo gjendet e vdekur në të njëjtën makinë me një burrë shumë të madh në moshë dhe tejet i pasur. Kjo vrasje është e lidhur me një trafik diamantesh, sepse Omer gjen një diamant në dhomën e të fejuares së tij dhe një tjetër në makinën e krimit. Ndërkohë Elif duhet të sjellë tek mafia diamantet e humbur, pasi motra e saj është rrëmbyer. Elif më në fund vendos të bashkohet me Omer, sepse do te hetojë mbi vrasjen dhe mafian që merret me tregtinë e diamanteve si dhe sepse Omer mëson sekretin më të madh të jetës së saj… Elif dhe Omer vihen në kërkim të dimanteve dhe përpiqen të gjejnë besim tek njëri-tjetri, pavarësisht se shumë sekrete që ata kanë, do ti pengojnë të bashkohen për një qëllim…

  • E hënë - e shtunë ora 13:30

Hakmarrje

HAKMARRJE Nje nga serialet me te suksesshem, me aktoren e famshme dhe me te paguar ne Turqi Beren Saat (Dashuri e Ndaluar). Intikam (Hakmarrje) eshte versioni turk I serialit HIT “Revenge” nga gjigandi amerikan “Walt Disney”. Nje drame emocionuese ne luften e nje gruaje per te marre hak per babain e saj! Shifra rekord audience ne Turqi, Greqi (Mega), Kroaci (RTL), Rumani (Kanal D), Pakistan (Geo), Vendet Arabe (OSN), etj. Jeta e nje vogelusheje “shkaterrohet” kur babai I saj burgoset pa te drejte. Dhe ajo u rrit me qellimin e vetem: Hakmarrje. Sepse kur dikush te merr ate qe ti do me shume ne kete ne jete, duhet te “paguaje” per kete!

  • E shtunë - e diel ora 19:30