Shteti Islamik kërcënon Gjermaninë



Shteti Islamik kërcënon Gjermaninë

17:00 06/08/2015 isis-deutschland

Shteti Islamik kërcënon për të parën herë Gjermaninë me sulme terroriste.

Siç raporton e përditshmja gjermane “Di Velt”, xhihadistët kanë publikuar një video, ku kërcënimet i shprehin në gjuhën gjermane.

Ata thonë se do të hakmerren ndaj kancelares Angela Merkel për gjakun e myslimanëve të vrarë në Afganistan dhe pjesëmarrjen e Gjermanisë në operacionet kundër terrorit.

Nën kërcënim është edhe Austria. Në video u bëhet thirrje myslimanëve në Europë, të bashkohen me Shtetin Islamik.

Tv Klan






Të ngjashme