“The Economist”: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit



“The Economist”: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

19:28 16/01/2016 The headquarters of the Economist editorial offices in London, Britain, August 12, 2015. REUTERS/Peter Nicholls

Prestigjozja britanike

“The Economist”

i kushton një shkrim të gjerë Shqipërisë, duke bërë një prezantim të zhvillimeve kryesore të ekonomisë shqiptare në dy vitet e fundit.

Në një pasqyrë prej shtatë faqesh, në titullin

“Albania! Leading Reform in the Balkan Region”,

“Shqipëria: Lider i Reformave në Rajonin e Ballkanit”, revista i referohet stabilitetit makroekonomik, reformave fiskale, asaj në sektorin energjetik dhe administratën publike.

Sipas

“The Economist”,

pas dy vitesh qeverisje, këto reforma po japin rezultatet e para pozitive, që përbëjnë edhe shtyllën kryesore të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lufta kundër korrupsionit dhe veçanërisht në sistemin e Drejtësisë, është një tjetër çështje që revista britanike trajton, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama është duke ndërmarrë hapat e parë, për të implementuar reformat e nevojshme institucionale, për të pastruar sistemin e toksikuar juridik.

Sipas

“The Economist”,

 në dy vitet e fundit në qeverisjen e Edi Ramës, sektori i industrisë po zhvillohet shpejt, i infrastrukturës dhe shërbimeve po njeh përmirësim, agrikultura është në një pozicion të fortë dhe Shqipëria përbën një nga destinacionet turistike më popullore në Ballkanin Perëndimor.

“The Economist”

shkruan se, pikë thelbësore në zhvillimin e Shqipërisë, është rivitalizimi dhe reformimi i sektorit energjitik.

Si një Kryeministër unik, jo vetëm që e ka përfaqësuar vendin e tij në sport, por edhe si një artist i respektuar me ekspozitat në Evropë dhe New York, Edi Rama, i shpallur Kryebashkiaku më i mirë në botë, për vitin 2004, është i vendosur të transformojë Shqipërinë

, shkruan

‘The Economist”

.

Tv Klan





Të ngjashme


“The Economist”: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit



“The Economist”: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

19:28 16/01/2016 The headquarters of the Economist editorial offices in London, Britain, August 12, 2015. REUTERS/Peter Nicholls

Prestigjozja britanike “The Economist” i kushton një shkrim të gjerë Shqipërisë, duke bërë një prezantim të zhvillimeve kryesore të ekonomisë shqiptare në dy vitet e fundit.

Në një pasqyrë prej shtatë faqesh, në titullin “Albania! Leading Reform in the Balkan Region”, “Shqipëria: Lider i Reformave në Rajonin e Ballkanit”, revista i referohet stabilitetit makroekonomik, reformave fiskale, asaj në sektorin energjetik dhe administratën publike.

Sipas “The Economist”, pas dy vitesh qeverisje, këto reforma po japin rezultatet e para pozitive, që përbëjnë edhe shtyllën kryesore të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lufta kundër korrupsionit dhe veçanërisht në sistemin e Drejtësisë, është një tjetër çështje që revista britanike trajton, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama është duke ndërmarrë hapat e parë, për të implementuar reformat e nevojshme institucionale, për të pastruar sistemin e toksikuar juridik.

Sipas “The Economist”, në dy vitet e fundit në qeverisjen e Edi Ramës, sektori i industrisë po zhvillohet shpejt, i infrastrukturës dhe shërbimeve po njeh përmirësim, agrikultura është në një pozicion të fortë dhe Shqipëria përbën një nga destinacionet turistike më popullore në Ballkanin Perëndimor.

“The Economist” shkruan se, pikë thelbësore në zhvillimin e Shqipërisë, është rivitalizimi dhe reformimi i sektorit energjitik.

Si një Kryeministër unik, jo vetëm që e ka përfaqësuar vendin e tij në sport, por edhe si një artist i respektuar me ekspozitat në Evropë dhe New York, Edi Rama, i shpallur Kryebashkiaku më i mirë në botë, për vitin 2004, është i vendosur të transformojë Shqipërinë, shkruan ‘The Economist”.

Tv Klan





Të ngjashme