Trump: Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat e SHBA-së

Trump: Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat e SHBA-së

23:30 11/11/2017

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është ndjerë i ofenduar nga akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së. Këtë deklaratë ka bërë Donald Trump pas takimit të shkurtër që pati me të gjatë samitit ekonomik Azi – Paqësor që po zhvillohet në Vietnam.

“Mund të pyesni shumë herë… ai tha se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet tona”, tha presidenti i SHBA-së.

Putin i ka quajtur akuzat si ‘luftë të brendshme politike” në SHBA.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dalë në përfundimin se Rusia është munduar që të ndikojë te votimet, në favor të Trump.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT