Video/ Manjani: Kushdo që i dha urdhër Gardës të bllokonte Berishën, të shkojë në burg

Video/ Manjani: Kushdo që i dha urdhër Gardës të bllokonte Berishën, të shkojë në burg

22:28 18/12/2017

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se kushdo që i dha urdhër Gardës të bllokonte ish-Kryeministrin Sali Berisha të fliste në Parlament, duhet të arrestohet.

Këtë deklaratë Manjani e bëri në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Sipas Manjanit, ish-Kryeministrit Berisha ia dha fjalën kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe nuk mund ta ndalonte askush që të shkonte në foltore.

“Ai që u ka dhënë urdhër atyre gardistëve për t’i ndërpreë fjalën një deputeti…Kryetari i Parlamentit që është autoriteti në Parlament, është njeriu që të jep fjalën, dhe pas kësaj çohet Garda e Republikës dhe ndërpret deputetin të flasë, ky është puç. Është shkelje e hapur, është dhunë e pastër e fjalës së lirë. Ai që e ka dhënë këtë urdhër, në qoftë se kjo prokurore e re do që të ketë ndonjë pikë, ta arrestojë sot. Futen sonte në burg të gjithë siç janë aty në rresht dhe e nxjerrin vet ata se kush e ka dhënë urdhrin. Duhet sonte”

, deklaroi Manjani në “Opinion”.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT