Vuçiç, homazhe në vendin e atentatit

Vuçiç, homazhe në vendin e atentatit

12:00 20/01/2018

Ashtu siç kishte paralajmëruar Presidenti serb Vuçiç bëri homazhe përpara selisë së iniciativës qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi”, ku 4 ditë më parë u vra Oliver Ivanoviç.

Më herët nga manastriri i Banjskas, Presidenti Vuçiç tha se pret bashkëpunimin e plotë të autoriteteve kosovare në hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

“Nuk do të presim rrëfimet në media, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Ne do të shkëmbejmë informata, por nëse kjo nuk ndodh atëherë shumë gjëra do të na qartësohen”.

Vuçiç u shpreh Serbia do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.

“U them shqiptarëve, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”.

Më pas kreu i shtetit serb u takua me përfaqësues politikë në Mitrovicën veriore, me të cilët siç shpjegoi ai, diskutoi situatën e sigurisë së serbëve në veriun e Kosovës. Gjatë vizitës së presidentit serb, policia e Kosovës blindoi tërësisht rrugët kryesore dhe Mitrovicën.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT